Arbitra shkupjan do të drejtojnë derbin shqiptarë të javës së 11-të në elitën e futbollit vendor, FC Shkupi-Renova, njofton “infOSport.mk”.
Takimin midis dy skuadrave të para në renditje do ta drejtojë Igor Stojçevski, së bashku me ndihmësit e tij, Dejan Nedellkoski dhe Daniel Vasilevski, derisa arbitër i katërt do të jetë, Dejan Jakimovski.
LEXO GJITHASHTU: Derbi i javës së 11-të, FC Shkupi – Renova zhvillohet një ditë më herët
Kërçovari Aleksandar Grujoski do të jetë kryesori i takimit në Tetovë, ku mejdanin do të ndajnë Shkëndija dhe Rabotniçki, ndërkohë në lagjen e Gjorçe Petrovit, aty ku do të luajnë vendasit e Makedonija GJ.P dhe Struga Trim Lum, drejtësinë do ta ndajë Stojançe Trpçevski nga Kavadari, së bashku me ndihmësit e tij Dushko Panov dhe Aleksandar Urosheviq.
Strugani Jovan Kaçevski do të drejtojë ndeshjen në Manastir midis Pelisterit vendas dhe Bregallnicës nga Shtipi, Marjan Eckoski nga Ohri do të jetë kryesori i takimit në Veles midis Borecit dhe Akademia Pandev, ndërkohë në Autokomandë të Shkupit, ndeshjen midis Skopjes dhe Tikveshit do ta drejtojë Krumisllav Gjorgiev nga Shtipi. (infOSport.mk)