Shkëndija është treguar e pamëshirshme ndaj Renovës në ndeshjen e 1/8 së finales, duke mundur ekipin nga Xhepçishti me shifrat 5:0, njofton “infOSport.mk”.
Nga dy gola në këtë ndeshje për “kuqezinjtë” i realizuan Rubin Hebaj dhe Adonis Shala, ndërsa një gol tjetër shtoi Zija Merxhani, i cili njëherit kishte hapur serinë e golave vetëm pas 4 minutave lojë.
Një vend për në raundin çerekfinal siguroi edhe FC Shkupi, që në Çair mundi minimalisht 1:0 Tikveshin. Autorë i golit të vetëm për skuadrën shkupjane doli të jetë Matej Cvetanoski (30’), derisa Struga Trim Lum kualifikimin për më tej e siguroi vetëm përmes ruletit të penaltive.
Skuadra strugane sërish nuk arriti që të mund Borecin, njëjtë sikurse edhe në kampionat, derisa sot barazuan me shifrat 1:1. Mysafirët nga Velesi avansuan të parët në këtë përballje, ndërsa një eurogol i Nemanja Bosançiç në minutën e 35-të i dha barazimin Struga Trim Lum, skuadër kjo që në ruletin e penaltive doli të jetë më e suksesshme, duke triufmuar me shifrat 5:4.
Ruleti i penaltive u buzëqeshi edhe dy skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Makedonija GJ.P., që eliminuan Skopjen, gjegjësisht Akademia Pandevin, si dhe Pelisterit, skuadër kjo që eliminoi Rabotniçkin.
Bregallnica me shifrat 4:0 mundi Ohrid Lihnidos, ndërsa Sileksi me rezultatin 4:2 në Strumicë mundi Bellasicën, duke vazhduar serinë e ndeshjeve pozitive këtë edicion. (infOSport.mk)
Kupa e Maqedonisë, 1/8 e finales |
||||||||||||||||||||||||
|