Derbi sllovak zgjat vetëm 15 minuta, përleshje masive mes tifozërive që pushtojnë fushën (VIDEO)

Derbi ndeshja e së dielës në elitën e futbollit sllovak midis Spartak Trnavës dhe Slovan Bratislavës u ndërpre vetëm pas 15 minutave lojë, kjo pasi tifozëritë e të dyja skuadrave pushtuan fushën e blertë.

Gjithçka nisi me hedhjen e flakadaneve mes të dyja tifozërive, për të vijuar më pas një përleshje masive, e që personat e rendit nuk ishin në numër të mjaftueshëm për të reaguar me kohë.

Gjithë këto skena të shëmtuara në fushë, futbollistët e të dyja skuadrave i përcillnin nga afër fushës, aty ku këtë herë huliganizmi kishte fjalën kryesore dhe jo futbolli për të cilin kishin ardhur shumica e tifozëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply