Largimi i Lionel Messit nga Barcelona, krijoi një boshllëk të madh te skuadra “katalunase”. Drejtuesit e skuadrës së njohur spanjolle në ndërkohë afruan sulmues të tjerë, por pa arritur të mbushin boshllëkun e lënë nga ylli argjentinas.
Megjithatë rikthimi i Ansu Fati nga dëmtimi, i cili e mbajti 1 vit larg fushave të futbollit, është një lajm shumë pozitiv për Barcelonën.
18-vjeçari mban numrin 10-të, numër të cilin e ka mbajtur për vite me radhë ylli argjentinas. Përgjegjësi për një djalosh të ri si Ansu të mbajë mbi supe një numër legjendë, por megjithatë duket se po e bën më së mirë punën e tij edhe pse është vetëm 18-vjeç.
Ansu Fati është kthyer në kryefjalë te skuadra katalunase. Mbrëmjen e djeshme sulmuesi spanjoll ishte protagonist absolut në fitoren e Barcelonës ndaj Valencias, duke shënuar kështu emrin e tij në librin e rekordeve të katalanasit.
Me golin e shënuar ndaj Valencias, Ansu Fati kalon edhe Messin duke u bërë lojtari i parë që luan në “Kamp Nou” dhe arrin të shënojë 13 gola pa mbushur akoma 19 vjet.
Ansu arriti të kalojë Bojan Krkiç, i cili ishte edhe kryesuesi i listës me 12 gola, ndërsa në vendin e fundit është i pozicionuar Leo Messi me vetëm 7 gola.
Ansu Fati debutoi me ekipin e parë, në sezonin 2019-2020, duke shënuar golin e parë në sfidën përballë Osasunës, në 31 gushtin e vitit 2019-ts, ndërsa në atë sezon luajti 1024 minuta dhe shënoi në total 7 gola, ndërsa në edicionin e kalaur luajti vetëm 437 minuta dhe shënoi 4 gola, njërin prej tyre në ndeshjen “El Classico”.