Bajrami zyrtarizohet te Makedonija GJ.P.! Beson se shumë shpejtë do e kalojnë krizën

Makedonija GJ.P pas shkarkimit të Aleksandar Tanevski, shumë shpejtë ka vendosur për pasardhësin e tij. Drejtuesit e skuadrës nga Gjorçe Petrovi vlerësuan se për momentin njeriu i duhur që mund të udhëheq skuadrën e tyre, është Muharem Bajrami, i cili deri më tani luante rolin e ndihmës trajnerit të Tanevskit. Megjithatë kjo nuk është përvoja e tij e vetme, kjo pasi Bajrami në të kaluarën në disa raste ka udhëhequr skuadrën e FC Shkupit, edhe atë me shumë sukses.

Në një prononcim për “infOSport.mk”, Bajrami premtoi se Makedonija GJ.P shumë shpejtë do të kalojë këtë krizë.

“Falemenderojë kryesinë për besimin, premtoj punë të palodhshme me një disciplinë dhe një angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithëve. Besoj se do e kalojmë këtë situatë në të cilën ndodhemi, pasi brenda grupit ka kualitet të madh. Punë dhe përkushtim maksimal do të kërkojë nga të gjithë, ndërsa gjithashtu falënderojë trajnerin Tanevskin për punën që ka bërë deri më tani me ekipin” – u shpreh Muharem Bajrami.

Strategun shkupjan e pret një debutim i vështirë në bankinën e Makedonija GJ.P., me të cilën skuadër të mërkurën do të luaj ndeshjen e 1/8 së finales kundër Akademia Pandevit në Strumicë, që më pas në fundjavë në Gjorçe Petrov të mirëpresin Struga Trim Lumin. (infOSport.mk)

Leave a Reply