Futbollisti tetovar, Nedim Bajrami, padyshim se është një futbollistët kyç të ekipit të Empolit, të cilët shpesh herë kanë përfituar nga golat dhe asistet e tij.
Pas suksesit vitin e shkuar duke fituar Serinë B, fantazisti shqiptar preku për herë të parë elitën e futbollit italian, ku ka treguar që në javët e para aftësitë e tij.
Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe ftesën e shumë pritur të Kombëtares shqiptare, për të cilën kishte ëndërruar që të luaj që nga fëmijëria e tij.
Forma e tij e mirë së bashku me cilësitë që zotëron e kanë kthyer Bajramin në “xhevahirin” e Empolit.
Kartoni i tij njeh vetëm rritje dhe nga 500 mijë euro që skuadra italiane pagoi dy vite më parë për ta bërë pjesë të organikës, tani mund të përfitojë plot 6 milionë euro nga kartoni i tij. Interesimi për lojtarin shqiptar është i lartë, ku nuk mungojnë pëlqimet nga klube të tjera më të njohura të Serie A.