Pas fitores së madhe ndaj Veronës, Pioli merr një tjetër super lajm

Pas fitores së madhe mbrëmë ndaj Veronës (3:2), trajneri Stefano Pioli ka marrë edhe një lajm tjetër mjaft të mirë.

Sipas asaj që po raportohet nga “MilanNews”, Tiemue Bakajoko është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe për këtë arsye ka ndërmarrë hapin tjetër në rrugën e tij drejt rimëkëmbjes.

Francezi ishte dëmtuar në ndeshjen kundër Lacios, e zhvilluar në muajin shtator,  duke lënë para kohe me një problem me viçin pasi doli nga stoli për paraqitjen e tij të parë që kur u kthye në klub në huazim nga Çelzi.

 

Leave a Reply