Florent Hasani paraqitjen e tij të 100-të në Hungari e kurorëzon me gol

Florent Hasani i ka dhënë tre pikë të mëdha skuadrës së tij, Gyirmot në ndeshjen e së shtunës kundër Paks, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e futbollistit kosovar regjistroi fitore 2:1, falë pikërisht të golit të tij. Hasani në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, duke zëvendësuar autorin e golit të parë Simon, ndërsa në të 68-tën shënoi golin e fitores për Gyirmot, skuadër kjo që pas 9 xhirove ndodhet në pozitën e 10-të me 9 pikë të tubuara.

Për Hasanin ky ishte goli i parë këtë edicion, derisa ka regjistruar 100 paraqitje zyrtare në elitën e futbollit hungarez. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply