Bajerni tregoi forcën e vërtetë ndaj “aspirinave”, merr kryesimin në Bundeslilgë (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka demoluar Bajer Leverkusenin me shifrat 5:1 në ndeshjen e javës së 8-të në Bundesligë, që e zhvilloi si mysafir, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë zhvilluan një pjesë të parë të shkëlqyeshme përballë “aspirinëve”, që nuk e dinin kokën ku e kanë.

Robert Levandovski shënoi dy golat e parë (3’, 30’), dy herë i saktë doli të jetë edhe Serzh Gnabri (35’, 37’), ndërsa një gol tjetër realizoi edhe Tomas Myler (34’).

Golin e vetëm për Bajer Leverkusenin në këtë përballje e realizoi Patrik Shik në minutën e 55-të.

Kujtojmë në xhiron paraprake Bajerni i Munihhut ishte mundur nga Ajntraht Frankfurti, mirëpo “bavarezët” shumë shpejtë u rikthyen duke treguar se thjeshtë kishte qenë një ditë jo e mirë për ta.

Me 19 pikë Bajerni i Munihut kryeson i vetëm renditjen në Bundesligë, para Borusia Dortmundit që ka një pikë më pak, ndërsa Bajer Leverkuseni bashkë edhe me Frajburgun, që të dyja skuadrat me nga 16 pikë, renditen në pozitat 3 dhe 4. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply