FC Shkupi dhe Renova kanë vazhduar ti gëzojnë tifozët e tyre këtë edicion në Ligën e Parë, teksa regjistruan fitoret e rradhës në kampionat, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi në cilësinë e mysafirit mundi Tikveshin me rezultatin minimal 1:0, ndërsa Renova falë golave nga dyshja sulmuese Selmani-Shefiti, mundi Pelisterin 2:0. Shkëndija edhe përkundër avantazhit që kishte pas 45 minutuave të para (0:1), në fund u mund nga Akademia Pandev, që rigjeti fitoren pas 3 ndeshjeve, ndërkohë vazhdoi kriza e Struga Trim Lum, që barazoi 1:1 në terren vendas përballë Borecit.
Ishte kjo ndeshja e katërt me rradhë që skuadra strugane nuk njeh fitore, edhe pse ishin shumë afër, në rast se Bosançiç në minutën e 80-të shënonte nga pika e bardhë. Humbja e penaltisë u kushtoi shumë futbollistëve të Struga Trim Lum, pasi në aksionin e rradhës, Boreci barazoi shifrat në 1:1 me anë të ish sulmuesit të Shkëndijës, Ensar Luma. Ndryshe Struga Trim Lum kishte avansuar vetëm pas 10 minutave lojë me anë të Klisman Cake.
Fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme, e regjistroi Bregallnica, që në terren vendas mundi Makedonija GJ.P. me shifrat 4:1.
Kujtojmë dje, Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” u mund nga Skopje me rezultatin minimal 1:0. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 10 |
||||||||||||||||||
|