Të shtunën në futbollin vendor në program janë ndeshjet e javës së 10-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Dy ndeshje pritet të tërheqin më shumë vëmendjen, ajo në Strumicë, ku mejdanin do të ndajnë AK. Pandev dhe Shkëndija, si dhe ajo në Shtip, midis Bregallnicës dhe Makedonija GJ.P.
Mysafirët nga Shkupi ndodhen në një seri jo të mirë të rezultateve, teksa nesër në Shtip do të kërkojnë pikët e para në transfertë, kjo pasi në 4 ndeshjet e deritanishme si mysafir kanë pësuar po aq disfata.
Shkëndija po reflekton pozitivisht javët e fundit, ndërsa pauza dy javore ka qenë e mirëseardhur për trajnerin Akrapoviç, për të punuar edhe më shumë me skuadrën, që sërish renditet ndër pretendentët kryesor për titullin e kampionit, bashkë me FC Shkupin.
Këta të fundit do të jenë mysafir të Tikveshit në Kavadar, Struga Trim Lum do të mirëpret Borecin, ndërkohë Renova në Tetovë do të jetë nikoqir i Pelisterit të ri, që gjatë ditës së sotme u bë me sponzor të ri.
Ndërkohë në kryeqendrën tonë do të luhet takimi midis dy skuadrave shkupjane, Rabotniçkit dhe Skopjes.
Të gjitha ndeshjet e ditës së nesërme startojnë në ora 14:00. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 10 |
||||||||||||||||||
|