Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar disfatë midis Prishtinës nga Gjeorgjia, duke zhgnëjyer edhe njëherë tjetër tifozët “dardan”, të cilët edhe njëherë tjetër krijuan një atmosferë shumë të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores në transfertë, shumica mendonin se për Kosovën kjo do të jetë një mundësi e mirë për të marrë fitoren e dytë në këtë cikël eliminatorë, por ndodhi e kundërta dhe pas disfatës 2:1, “Dardanët” tashmë ndodhen në pozitën e fundit të grupit “B”, aty ku kryeson Suedia.
Gjeorgjia avansoi vetëm pas 11 minutave lojë me anë të Okriashvilit, derisa Kosova u rikthye në lojë me golin e Vedat Muriqit nga penaltia në minutën e fundit të pjesës së parë.
Mirëpo kur pritej një Kosovë më kërkuese dhe një Kosovë më dominuese në pjesën e dytë, një gjë e tillë nuk ndodhi, madje gjeorgjianët ndëshkuan “Dardanët” në minutën e 82-të me anë të Davitashvilit, i cili shënoi golin e fitores.
Gjeorgjia me 4 pikë, po aq sa ka edhe Kosova renditet në pozitën e parafundit të grupit “B”, derisa Kosova tashmë mban fenerin, i cili shpresojmë të bëjë dritë për ciklet e ardhshme eliminatore. (infOSport.mk)