Formacionet zyrtre, Shqipëri – Poloni

Pas pak “Air Albania Stadium” në Tiranë do të jetë epiqendra e gjithë shqiptarëve ane mbanë Botës, shkruan “infOSport.mk”. Në këtë impiant madhështorë Shqipëria do të mirëpret Poloninë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të ciklit eliminatorë, i vlefshëm për kualifikim në Botërorin e vitit 2022 në Katar.

Kur kanë mbetur edhe më pak se 40 minuta deri në fillimin e këtij takimi, trajnerët e të dyja skuadrave tashmë kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.

Te Shqipëria ka një sërë ndryshimesh, kjo shkaku i lëndimeve të futbollistëve, por edhe të Covid 19. Për shkak këtij virusi famëkeq, trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogarisë në golashënuesin e spikatur Sokol Cikalleshi, si dhe “luftëtarin” e mesfushës, Jurgen Gjasula. Vendin e këtij të fundit në qendër të mesfushës do ta zë Ramadani, i cili do të ndihmohet nga Bare dhe Trashi.

Vendin e këtij të fundit si mbrojtës i krahut të majtë do ta zë, Frederik Veseli, i cili do manovrojë në repartin e mbrojtjes bashkë edhe me Kumbullën dhe Ismajlin në qendër, si dhe Hysajn në krahun e djathtë.

Berisha është i paluahtur në portë, ndërsa nga minuta e parë do të ketë vend edhe për Odise Roshin, i cili pritet ti jap fantazi sulmit, aty ku si më të avansuar do të jenë Uzuni dhe Manaj. Armando Broja, njeriu vendimtarë i kombëtares shqiptare edhe këtë ndeshje do ta nis nga stoli, me Rejën që me siguri se do ta inkuadrojë në pjesën e dytë, kur talenti i Sauthempton pritet që të shfrytëzojë shpejtësinë e tij kundrejt lodhjes së futbollistëve kundërshtarë të repartit mbrojtës.

Në anën tjetër Polonia sërish do të udhëhiqet nga Robert Levandovski, i cili do të jetë pa dyshim rreziku më i madh për portierin Berisha, i cili sonte regjistron paraqitjen e tij të 70-të me fanellën “kuqezi”.

Ndeshja Shqipëri – Poloni, starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply