10 arsyet pse Shqipëria sonte e mund Poloninë!

Shqipëria do të luajë sonte kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme kjo për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”. Një sfidë që vlen shumë, një 90 minutësh përmes të cilit “kuqezinjtë” mund të shkruajnë një histori të re.

Në baste Shqipëria shihet si jo favorite, megjithatë dëshira e futbollistëve për të qendisur me të arta emrin e tyre nuk mungon.

Ndërkohë ka shumë arsye pse kuqezinjtë mund të dalin fitues sonte në “Air Albania Stadium”. Djelmoshat “kuqezi” janë gati që sonte të bëjnë krenar gjithë shqiptarë anë e mbanë botës.

10 ARSYET PSE SHQIPËRIA SONTE MUND POLONINË:

– Faktori fushë. Kuqezinjtë luajnë përballë 22 mijë spektatorëve, lojtari i 12-të për ekipin përfaqësues.

– Shqipëria po kalon një moment fantastik dhe me këtë formë është gati të marrë para çdo kundërshtar.

– Kemi një trajner me eksperiencë të jashtëzakonshme. EdI Reja ka ndryshuar fytyrën e kësaj Kombëtareje duke injektuar mentalitetin e fituesit te çdo futbollist.

– Luhet ndeshja e jetës. Një fitore e mundshme do të shkruante historinë, pasi shansi është i madh për të shkuar në Botëror.

– Në skuadër është një sulmues si Armando Broja, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit. Individualisht i ka dhënë 6 pikë ekipit tonë përfaqësues.

– Statistikat nxjerrin fituese prapavijën e ekipit tonë Kombëtar. Shqipëria ka pësuar 6 gola, ndërsa Polonia 8, pra kemi një mbrojtje solide pavarësisht mungesave në këtë sfidë.

– Pavarësisht të disa mungesave të rëndësishme, alternativat në stol për trajnerin Edi Reja janë cilësore. Mjafton të përmendësh Odise Roshin që ka zgjidhur shumë herë disa ndeshje të kuqezinjve.

– Stërviten nga një italian, por kjo Kombëtare është bërë më sulmuesja në historinë e ekipit tonë përfaqësues. 15 pikë deri në tani në grupe, asnjëherë s’ishte arritur më parë.

– Fitorja 4:1 e ndeshjes së parë e Polonisë ishte ‘falco” nga ajo që u tregua në fushën e lojës. Sot është momenti i hakmarrjes.

– Ekipi ka mësuar të sillet si pragmatist dhe në ndeshje të tilla i rëndësishëm është vetëm rezultati.

 

Leave a Reply