Roberto Mançini ka vendosur një tjetër rekord të ri me Italinë, pas atij të pathyeshmërisë prej 37 ndeshjeve radhazi pa humbje.
Kombëtarja e Italisë të dielën triumfoi kundër Belgjikës në finalen e vogël të Ligës së Kombeve, ndërsa ishte kjo fitorja e 30-të që skuadra “axurre” e arrinë me Mançinin në krye.
Strategu italian e ka arritur një shifër të tillë të fitoreve vetëm pas 44 ndeshjesh, si asnjë trajner tjetër që ka drejtuar në të shkuarën Italinë.
Mançini drejtimin e Italisë e morri me 14 maj të vitit 2018-të, duke regjistruar 32 fitore, 9 barazime dhe 3 disfata, edhe atë të fundit kundër Spanjës pak ditë më parë, një ndaj Portugalisë më 10 shtator 2018, si dhe një miqësore ndaj Francës një muaj pasi kishte marrë drejtimin e skuadrës “axurre”.