Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma në “Air Albania Stadium” kundër Polonisë do të diskutojë vendin e dytë në kuadër të grupit “I” eliminatorë, i vlefshëm për Botërorin “Qatar 2022”. Një ditë para ndeshjes në konferencën e zakonshme për shtyp, ka folur trajneri Edi Reja, i cili tha se fokusi duhet të jetë shumë i lartë tek futbollistët, për të mos bërë gabime, pasi një gjë e tillë është e patolerueshme në ndeshje të këtilla vendimtare.
“Kemi arritur në këtë pikë, të mos luajmë vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Fokusi duhet të jetë i lartë, të mos bëjmë gabim. Ideja jonë ishte ti imponohemi rivalit dhe jo si më para. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe kjo është ADN e Shqipërisë. Polonia ka lojtarë të nivelit të lartë, por unë dua të flas për Shqipërinë, të jemi ekip i vërtetë”.
Reja tha se ekipi beson te Botërori, pasi gjatë kësaj periudhe kanë punuar shumë.
“Besojmë te Botërori, kemi punuar shumë për këtë. Ne mund edhe të humbim, por rëndësi ka të japim 100 përqind. Në fillim nuk mendova se do shkonim larg, por asgjë nuk është rastësi. Ky ekip do shkojë larg dhe mund të përballet më këdo. Një gjë që më vjen në mendje, frika për të mos ia dalë mund të jetë problemi te ne”.
Reja nesër mbrëma mbështetet edhe tek tifozët “kuqezi”, të cilët pritet ti japin zemër skuadrës
“Kemi tifozët aty dhe asgjë për t’u mos humbur. Mjafton që ekipi të mos rrijë në mbrojtje dhe të marri iniciativë”
Ai foli edhe për Armando Brojën, nëse ky i fundit do të luaj titullarë, apo do të inkuadrohet sërish nga bankina.
“E kemi provuar në mbrojtje me Anglinë dhe nuk ia kemi dalë. Akoma nuk e kam vendosur. Nuk ësht çudi që Broja te luajë nga fillimi. Unë e kam provuar edhe më parë nga minuta e parë me Kazakistanin dhe Anglinë dhe nuk ka pasur të njëjtin rendimet si kur vjen nga stoli. E kam shfrytëzuar nga stoli kur lodhet mbrojtja. E kam menduar edhe unë nëse duhet futur titullar apo jo, por duhet vlerësuar deri në fund. Kemi mungesa me rëndësi, por unë nuk qahem kurrë pasi i kemi lojtarët në dizpozicion. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë. E keni parë dhe me Hungarinë, nuk bëjmë ndërrime për t’u mbrojtur. Por duhet mentaliteti i lojtarëve, ata luajnë”, – ka përfunduar Reja.