Gjermania është kombëtarja e parë që ka prerë biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në Katar. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, edhe pse e nisi me një humbje tronditëse këtë edicion, e mbylli në mnëyrë triumfale, duke kryer punën e saj dy xhiro para mbylljes së ciklit eliminatorë.
Kualifikimi i “pancerave” erdhi falë suksesit 4:0 ndaj Maqedonisë në Shkup, ndërsa falë triumfit të Rumanisë ndaj Armenisë, Gjermania e kishte të sigurt që asnjë ekip tjetër nuk do ta arrinte me pikë në ndeshjet e nëntorit, pavarësisht kombinimit të rezultateve, duke u bërë ekipi i parë që siguroi pjesëmarrjen në “Qatar 2022”.
Në ndeshjet e sotme bie në sy fitorja e thellë e Holandës, 6:0 ndaj Gjibraltarit, duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit në Botëror, si dhe barazimi i Kroacisë 2:2 në shtëpi përballë Sllovakisë.
Një fitore me shumë peshë sonte morri edhe Turqia përballë Letonisë në transfertë, edhe atë falë golit të shënuar në minutën e 99-të nga Burak Jillmaz.
Më poshtë mund të njiheni me të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme.
GRUPI E |
Estoni-Uells 0-1 |
12’ Mur |
Bjellorusi-Republika Çeke 0-2 |
22’ Shik, 65′ Hozek |
GRUPI G |
Holandë-Gjibraltar 6-0 |
9’ Van Dajk, 21’, 45’+4′ Depaj, 48′ Dumfrajs, 75′ Danjuma, 87′ Malen |
Norvegji-Mali i Zi 2-0 |
29′, 90’+6′ Eljonusi |
Letoni-Turqi 1-2 |
70′ (ag) Demiral / 76′ Dursun, 90’+8′ (p) Jillmaz |
GRUPI H |
Kroaci-Sllovaki 2-2 |
25’Kramariç, 71′ Modriç, / 20’ Shranz, 45′ Haraslin |
Slloveni-Rusi 1-2 |
40′ Iliçiç / 28’ Divejev, 31′ Dzhikia |
GRUPI J |
Maqedoni e Veriut-Gjermani 0-4 |
50′ Havertz, 70′, 74′ Verner, 84′ Musiala |
Rumani-Armeni 1-0 |
26′ Mitrita |
Islandë-Lihtenshtejn 4-0 |
19’ Tordarson, 35′ (p), 79′ (p) Gudmundson, 89′ Gudjonson |