Alvaro Morata shumë lehtë mund të ndodhë që të largohet nga Juventusi dhe të rikthehet te skuadra e tij amë, Atletiko Madridi.
Spanjolli ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë sezon me Juventusin, duke realizuar tre gola, mirëpo Anjelli nuk e ka ndërmend ta blej kartonin e 28-vjeçarit.
“Zonja e Vjetër” planifikon transferimin e Mauro Ikardit verën e ardhshme dhe Morata pritet të rikthehet te Atletiko.
Mirëpo më e keqja për Moratan, është se ai nuk bën pjesë as në planet e Simeones dhe drejtuesit e Atl. Madridit do ta nxjerrin në shitje, pasiqë kontrata e tij me “jorganxhinjët” skadon në vitin 2023.
Sipas portalit italian “Calcio Mercato”, nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi. “Zikaltërit” e shohin Moratan si një përforcim ideal për vijën e sulmit, pasiqë Sançez me shumë gjasa këtë edicion do të largohet nga Xhuzepe Meaca.
Inter do të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e Moratas, shifër të cilën Atletiko Madridi pritet ta pranojë, ndërsa spanjolli do të duhet të pranojë pagë më të ulët, pasiqë te Juventusi përfiton 10 milionë euro në sezon.