Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar Shkupin ka fjalën kryesore në kryeqendrën tonë, që sot do të mirëpret disa herë kampionët e Botës në futboll, Gjermaninë.
Edhe pse priteshe që kjo ndeshje të jetë një festë e vërtetë për futbolldashësit në vendin tonë, si duket një gjë të tillë nuk do lejojnë shirat e rrëmbyeshëm, ndaj dhe mund të ndodh që kjo ndeshje të shtyhet në rast se intensiteti i shiut rritet edhe më shumë në minutat në vazhdim.
Ndeshja midis Maqedonisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për grupin “J” eliminatorë për Botërorin “Qatar 2022” starton në ora 20:45. (infOSport.mk)