Kombëtarja shqiptare merr një lajm pozitiv në prag të sfidës kundër Hungarisë. Këta të fundit nuk mund të rikuperojnë njërin prej mbrojtësave titullarë të tyre, Atila Fiolan.
Bashkëlojtari i Visar Musliut te MOL Fehervar nuk e ka kaluar dot dëmtimin e tij të mëparshëm për të qenë në gjendje të zbresë në fushë në dy përballjet e tetorit. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Federata e futbollit hungarez.
Fiolan e mbajmë mend me atë gol që shtangu Francën në Euro 2020.
“Fatkeqësisht, dëmtimi i mëparshëm i Atila Fiolës nuk u shërua deri në atë masë që futbollisti i MOL Fehervar të mund të futen në ekipin A të meshkuve kundër Shqipërisë dhe Anglisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Kështu që mbrojtësi la kampin stërvitor në Telki ditën e sotme”, njoftuan nga Federata Hungareze e Futbollit.