Njihuni me talentin e ri shqiptarë që refuzoi Gjermaninë për Kosovën

Adonis Milaj ka refuzuar Gjermaninë, për t’u bërë pjesë e përfaqësueses U17 të Kosovës. Milaj është 16 vjeçar dhe jeton në Gjermani, ku aktivizohet tek klubi i madh gjerman, Borusia Menhengladbah.

Përkundër faktit që kishte oferta nga kombëtarja gjermane, Milaj ka vendosur që karrierën me kombëtare t’ia kushtojë Kosovës.

Milaj dje ishte pjesë e përfaqësueses U-17 të Kosovës që regjistroi një fitore të madhe 1:0 përballë Austrisë, në duelin e vleshëm për kualfikim në kampionatin e ardhshëm europian.

Ai thotë se nuk e kishte aspak të vështirë të zgjedhte përfaqësuesen e Kosovës.

“Zgjedhja nuk ishte aspak e vështirë për mua, pasi unë vi nga Kosova dhe kam gjak shqiptari”, – tha fillimisht Milaj.

Mbrojtësi tha se ndeshja ndaj Austrisë ishte e vështirë, megjithatë “Dardanët” luajtën mirë dhe përmbushën detyrat në përpikmëri.

“Austria ishte kundërshtar mjaft i fortë, por ne luajtëm taktikisht mirë dhe përmbushëm detyrat me sukses. Ndjenjat ishin mjaft të forta pasi e kisha ëndërr të kontribojë dhe përfaqsojë shtetin tim”, vazhdoi ai.

Milaj beson se në të ardhmen do të luajë për përfaqësuesen A të Kosovës.

“Unë besojë që përmes punës dhe angazhimit në një kohë të shpejtë do të arrijë ta përfaqësojë Kosovën A dhe të kemi dhe sukses më të madh se ky që kemi arritur tani”, përfundoi ai. (GazetaBlic)

 

Leave a Reply