Boksieri shqiptarë, Haxhi Krasniqi do të zhvillojë të shtunën meçin e tij të radhës në mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në peshat e mesme, versioni IBO.
Një ditë para meçit të madh, Krasniqi ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shpreh gatishmërinë e tij për revanshin ndaj Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda vitit.
Të premtën u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.
“Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë! Ti ma forcove Zemrën e Besimin dhe më bëre ky që sot jam unë!”, – kishte shkruar Haxhi Krasniqi.