Erdal Rakip për herë të parë është bashkuar me përfaqësuesen e Maqedonisë. Futbollisti i skuadrës suedeze, Malmo e pranoi ofertën e seleksionuesit Bllagoja Milevski, dhe i njëjti do të konkurrojë për një vend në ndeshjet e këtij muaji që Maqedonia do ti zhvillojë kundër Lihtenshtejnit gjatë ditës së sotme dhe kundër Gjermanisë me 11 tetor.
25 vjeçari ka folur për përshtypjet e tij të para, pasi iu bashkua ekipit përfaqësues të Maqedonisë, edhe pse për të interesohej edhe kombëtarja shqiptare.
“Para disa viteve për herë të parë Bllagoja Milevski për ofroi të luajë për Maqedoninë. Në atë periudhë më duhej kohë për të menduar. Për mua është një nder i madh që marr një ofertë për të luajtur për ekipin përfaqësues të Maqedonisë dhe vendosa që tani është koha e duhur për ta pranuar. Bisedova me familjen time dhe jam i lumtur që do të luaj me fanellën e përfaqësues së Maqedonisë . Maqedonia është shtëpia e familjes sime dhe vendimi nuk ishte aspak i vështirë” – është shprehur Erdal Rakip.
Erdall thotë se bashkëlojtarët e tij po e ndihmojnë të përshtatet me mjedisin e ri. Ai beson se ky ekip ka potencial të madh dhe pret të përparojë në vitet e ardhshme.
“Seleksionuesi dhe shokët e ekipit më ndihmojnë të përshtatem me mjedisin e ri të ekipit përfaqësues. Ne bisedojmë dhe përpiqemi të njihemi më mirë. Dita e parë ishte pak e vështirë për mua, por tashmë është ndryshe. I pashë ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë. Kjo përfaqësuese luan futboll të mirë, në ekip kemi shumë futbollist të rinj, të cilët formojnë ekip të shkëlqyeshëm. Unë kam 25 vjeç, mendoj se jam në vitet më të mira të futbollit dhe mendoj se në vitet në vijim do të përparojmë. Po mundohem të përshtatem në ekip, por jo të imponohem. Kjo përfaqësuese do të përparojë çdo vit. Asgje nuk vjen menjëherë. Ekipi është i ri dhe i etur për tu treguar” – përfundoi Rakip, i cili pjesë e Malmos është që nga viti 2019-të, ndërsa ka pasur edhe një aventurë të shkurtër në Angli me Kristal Pallas dhe në Portugali me skuadrën e njohur të Benfikës.