Enis Bardhi për shkak lëndimit nuk do të mund të ndihmojë ekipin përfaqësues të Maqedonisë për ndeshjen e sotme kundër Lihteshtejnit, ndërsa i njëjti do të mungojë edhe në ndeshjen e 11 tetorit kundër Gjermanisë, ndeshje këto të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.
Futbollisti i Levantes ende nuk është shëruar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundit të ekipit përfaqësues kundër Rumanisë në arenën “Todor Proeski”, në të cilën ndeshje Maqedonia barazoi pa gola.
Pas 6 xhirove të para në kuadër të grupit “J”, Maqedonia ndodhet në pozitën e katërt me 9 pikë, derisa renditjen e kryeson Gjermania me 16 pikë.