Jessie me këtë gjest do të rrëmbejë edhe më shumë zemrat e “Ballistëve”

Jessie Guera Djou përveç që ka lënë përshtypje të mirë tek “Ballistët” me paraqitjet e tij me fanellën “kuqezi”, i njëjti së fundmi besohet se do ti rrëmbejë edhe më shumë zemrat e tifozëve të skuadrës tetovare pas gjestit që ka bërë gatë një seance sëtrvitore, shkruan “infOSport.mk”.

Jessie në seancën e fundit të “kuqezinjëve”, të cilët po përgatiten në Ohër, gjatë një foto të përbashkët me pjesën tjetër të futbollistëve, ka bërë shqiponjën me duar, duke respektuar dhe përshëndetur në këtë mënyrë tifozët “Ballistët”, që në çdo ndeshje janë futbollisti i 12-të i Shkëndijës.

 

Kujtojmë një gjë të tillë nga futbollistët e huaj që kanë veshur fanellën e skuadrës tetovare, kishtet bërë edhe braziliani Stenio Zhunior. (infOSport.mk)

Leave a Reply