Isko në dimër i bashkohet Milanit!

Isko Alarkon është një nga futbollistët që ka më shumë mundësi për të lënë  Bernabeun këtë dimër dhe fakti është se andaluziani nuk është i kënaqur me rolin që Ançeloti i ka dhënë atij brenda ekipit.

Lojtari mendoi se me ardhjen e italianit  do të kishte një rëndësi më të madhe, por në fakt nuk rezultoi kështu.

Evertoni, Sevilja dhe Milani janë skuadrat e interesuara për shërbimet e futbollistit nga Malaga, me italianët që janë në epërsi.

Mësohet se mesfushori ka pranuar të transferohet në kryeqytetin Lambard në tregun dimëror. Përkundër thashethemeve, lojtari nuk e ka menduar kurrë ribashkimin me Benitez, nga i cili nuk ka kujtime të mira dhe opsioni për të vazhduar në Spanjë nuk do të ishte pjesë e planeve të tij.

Isko dëshiron të provojë një kampionat tjetër dhe klubi historik i Milanos duket i duhuri. Milani është vënë prej kohësh pas spanjollit, madje ata u përpoqën të nënshkruajnë me të verën e kaluar, por në fund kushtet nuk u plotësuan.

Nëse asgjë nuk shkon keq, Isko do të jetë përforcimi i parë i Milanit për merkaton e dimrit.

Leave a Reply