Hungaria ka marrë një lajm pozitiv përpara ndeshjes me Shqipërinë. Në grumbullimin e skuadrës së Rossit është bashkuar kapiteni Villi Orban, i cili gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk ka qenë pjesë e skuadrës.
Mbrojtësi i Lajpcigut është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Hungarisë dhe do të japë kontributin e tij për dy sfidat delikate, atë ndaj kuqezinjve dhe ndaj Anglisë.
Nuk dihet nëse mund të zbresë në fushë për duelin me Shqipërinë sepse ka pak stërvitje me skuadrën, por kjo gjë është në dorën e trajnerit dhe të stafit.
Lajmin për rikthimin e tij e ka bërë me dije vetë federata hungareze, e cila përmes rrjeteve sociale njoftoi se Orban i është bashkuar skuadrës.