Poll Pogba prej kohësh është lidhur me një largim të mundshëm nga Mançester Junajtedi, kjo edhe më tepër për shkak se i njëjti nuk ka vazhduar ende kontratën aktuale me “Djajtë e Kuq”, që i skadon qershorin e vitit 2022.
Për shërbimet e francezit tashmë një kohë më të gjatë po interesohen tre skuadrat gjigande europiane, PSZh, Juventus dhe Real Madrid, me këta të fundit që shihen medhe si më të favorizuar.
Po së fundmi duket se francezi ka ndryshuar mendje. Sipas prestigjiozes franceze, “L’Équipe”, mesfushori tani dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në “Olld Traford”, duke ju mbyllur në këtë mënyrë derën ekipeve të lartpërmundura.