Musliu: Nuk e fshehim, jemi favorit ndaj Lihtenshtejnit, por duhet ta dëshmojmë edhe në fushë

Mbrojtësi shqiptarë, Visar Musliu ka folur në prag të ndeshjes së parë të tetorit të përfaqësueses së Maqedonisë kundër Lihtenshtejnit, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i MOL Fehervar, e pranon se Maqedonia në këtë ndeshje është favorit, megjithatë një gjë të tillë thotë se duhet ta dëshmojnë në fushën e blertë.

“Në letër jemi favorit, por atë duhet ta tregojmë në fushë në Vaduz. E dimi shumë mirë se çka na duhet për ti fituar tri pikët, gjithashtu e dimë se sa është e rëndësishëme kjo ndeshje. Shpresoj se loja dhe rezultati do të jetë në anën tonë. Duhet të jemi më të mirë në finalizim, por edhe të mos pranojmë gol” – është shprehur Visar Musliu.

Ndeshja Lihtenshtejn – Maqedoni zhvillohet me datë 8 tetor në Vaduz me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply