Me Mançinin në krye kombëtarja e Italisë po frymon ndryshe. Me Mançinin në krye Italia u shpall kampione e Europës, ndërsa kjo ka bërë që skuadra “axurre” të ketë një mbështetje të fuqishme edhe nga tifozët e saj.
Pas titullit të kampionit të Europës, tashmë Italinë e pret një sfidë tjetër, këtë herë trofeu i Ligës së Kombeve, ku sonte do të ketë pengesën e vetme për të arritur në finalen e madhe të këtij kompeticioni, Spanjën.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa tofozët italian kanë konfirmuar mbështetjen e tyre të fortë duke bërë që në 2 orë të avullojnë të gjitha 37 mijë biletat në dispozicion.
Kështu sonte në “San Siro” me fillim në ora 20:45 spanjollët i pret një atmosferë e zjarrtë, ndërsa mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi në fundin e takimit.