Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur, ndonëse të dielën që lamë pas festoi 40 vjetorin e lindjes.
Në emisionin “Le lene”, Ibra u shpreh se pavarësisht moshës, ai përsëri ndihet si një i ri.
“Jam 40 vjeç, por unë ndihem i ri. Ka disa probleme, por ato do të rregullohen.”, tha fillimisht suedezi.
Në pyetjen se kush do të shpallet kampion këtë vit në “Serie A”, Ibrahimoviç erdhi me një përgjigje në stilin e tij: “Në cilin ekip luan Zlatan? Milani. Kështu që Milani do e fitojë titullin kampion”.