Futbollisti i momentit te FC Shkupi fitoren ndaj Rabotniçkit ua dedikon “Shvercerave”

Sandej Adentuxhi është lojtari i momentit te FC Shkupi. Nigeriani është paraqitur në 5 ndeshje këtë edicion me fanellën e skuadrës nga Çairi, duke shënuar po aq gola, njofton “infOSport.mk”.

Aktualisht Adentuxhi është golashënuesi më i mirë te skuadra e FC Shkupit, skuadër kjo që kryeson renditjen me 20 pikë pas fitores së sotme kundër Rabotniçkit.

Adentuxhi shënoi golin e parë në fitoren e sotme ndaj “romantikëve”, ndërsa të njëjtin ua dedikoi tifozëve të klubit të tij, “Shvercerave”.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme. Kemi punuar shumë gjatë ditëve për tre pikët kundër Rabotniçkit. Gjithashtu, është shumë me rëndësi që gjendemi në vendin e parë në tabelë, por kjo nuk do të thotë që ne kemi mbaruar punë dhe vazhdojmë edhe më mirë në ndeshjen e radhës. Kjo fitore u dedikohet tifozëve tanë që na dhanë përkrahje maksimale gjatë 90 minutave në këtë ndeshje”, u shpreh Sandej Atenduxhi, pas përfundimit të ndeshjes kundër Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër golin e dytë e realizoi Kristijan Trapanovski në minutën e 75-të.

Ndryshe Adentuxhi këtë edicion përveç ndaj Rabotniçkit, ka shënuar nga dy gola edhe përballë Skopjes dhe Borecit. (infOSport.mk)

Leave a Reply