Sidrit Guri shënon golat e parë për Shkëndijën (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës në këto momente po zhvillon takimin e javës së 9-të në Ligën e Parë të Maqedonisë kundër Borecit, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët në fuqi të vendit pas 45 minutave të para po avansojnë me shifrat 3:0, ndërsa në qendër të vëmendjes doli të jetë ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sidrit Guri, i cili shënoi dy herë në rrjetën e mysafirëve nga Velesi.

Për Gurin, i cili te Shkëndija erdhi nga futbolli belg, ishin këto golat e parë me fanellën e skuadrës tetovare, për të cilën një gol tjetër realizoi edhe Lupço Doriev.

Pikërisht ky i fundit hapi serinë e golave në minutën e 5-të, ndërsa në minutën e 12-të Sidrit Guri doli të jetë i saktë nga penaltia, duke realizuar golin debutues me fanellën e Shkëndijës.

Guri golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën e realizoi në minutën e 39-të, kur shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit Danilo Radjen, i cili thjeshtë i servoi një top sulmuesit shqiptarë, i cili nuk fali dhe me të djathtën e tij në ato momente shënoi për 3:0.

Është kjo ndeshja e dytë për Sidrit Gurin që po zhvillon në kampionat dhe e treta pas asaj në kuadër të Kupës kundër Kit Go, kur në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply