Janë mbyllur 45 minutat e para në 5 ndeshjet e javës së 9-të, njofton “infOSport.mk”. Gola ka vetëm në dy takime, edhe atë në Tetovë dhe Shtip. Shkëndija po tregohet shumë e pamëshirshme ndaj Borecit, kjo për faktin se brenda pjesës së parë “kuqezinjtë” kanë shënuar 3 gola në rrjetën e mysafirëve nga Velesi, duke zgjidhur çështjen e fituesit si duket që tani.
Sindrit Guri shënoi golat e parë me fanellën e Shkëndijës, duke qenë i saktë fillimisht në minutën e 12-të nga penaltia dhe më pas në minutën e 39-të, kur shënoi për 3:0. Ndryshe golin e parë në këtë takim e realizoi Lupço Driev (5‘).
Marjan Altiparmmakovski shënoi golin e vetëm në Shtip, duke i dhënë avantazhin Bregallnicës përballë Struga Trim Lum, skuadër kjo që në vazhdim të lojës ishte kundërshtarë më i mirë, duke rrezikuar disa herë portën e vendasve, mirëpo pa sukses.
Renova në Shkup po luan pa gola përballë Makedonija Gj.P, ndërsa pa gola 45 minutat e para u mbyllën edhe në Manastir në ndeshjen midis Pelisterit dhe Tikveshit, si dhe në Autokomandë të Shkupit, ku po luajnë Skopje dhe Akademia Pandevi. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 9 |
||||||||||||||||||
|