Shkëndija ashtu edhe siç pritej pa shumë probleme mundi Borecin në ndeshjen e xhiros së 9-të në Ligën e Parë, duke u ngritur më lartë në renditjen tabelare, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Bruno Akrapoviç mundën Borecin me shifrat 3:0, duke zgjidhur çështjen e fituesit që në pjesën e parë.
Doriev shënoi golin e parë vetëm pas 5 mnutave lojë, ndërsa më pas në skenë doli ish sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sidrit Guri, i cili realizoi dy herë në rrjetën e mysafirëve nga Velesi.
Renova barazoi 1:1 në transfertën ndaj Makedonija GJ.P në Shkup. “Gjipspunuesit” zhvilluan edhe një ndeshje tjetër mjaft të mirë, duke avansuar madje në minutën e 56-të me anë të Serafimovskit, ndërkohë barazimin Makedonija GJ.P i’a solli futbollisti i saj më në formë, Ermedin Ademi në minutën e 87-të kur shënoi nga pika e bardhë.
Një gol i hershëm i Marjan Altiparmakovskit (5’) i solli fitoren Bregallnicës përballë Struga Trim Lum, skuadër kjo që pësoi edhe disfatën e dytë në 3 ndeshjet e fundit.
Në Manastir derbi i mbijetesës midis Pelisterit dhe Tikveshit u mbyll me barazim pa gola, ndërsa gjithashtu gola nuk prodhoi edhe ndeshja në Shkup midis Skopjes dhe Akademia Pandevit.
Java e 9-të mbyllet nesër me super sfidën, FC Shkupi – Rabotniçki. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 9 |
||||||||||||||||||
|