Tani është një kujtesë e keqe, por Hirving Lozano, siç tha në një intervistë për ESPN, ka rrezikuar shumë. Më datë 11 korrik, në takimin mes Meksikës dhe Trinidad Tobagos, futbollisti i Napolit pësoi një goditje të fortë në kokë, pas një përplasje me portierin kundërshtar.
“Shumë doktorë më thanë se mund të humbisja jetën dhe ndihesha i frikësuar. Ishte një goditje e fortë dhe më bëri të mendoja për shumë gjëra. Unë mendoj se kur keni fëmijë është e rëndësishme të mendosh për atë çfarë do ndodhë me ta”, tha Lozano.
“Ishte një dëmtim i rëndë, por fatmirësisht kaloi pa pasoja. Pak më në të majtë ose në të djathtë të ishte goditja, mund të isha paralizuar ose të humbisja njërin sy”. Përfundoi futbollisti 26-vjeçar.