Mançester Junajtedi mirëpret Evertonin në ndeshjen e parë të javës së 7-të në Premierligë. “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Evertoni po me aq pikë, mirëpo për shkak gol averazhit më të dobët renditet në pozitën e 5-të.
Solskjaer është vendosur për disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij, për dallim nga ndeshja e së mërkurës kundër Viljarealit, ndërsa bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos, i cili këtë ndeshje do ta nis nga banka e rezervistëve.
Luk Shoi dhe Uan Bisaka rikthehen në krahët e mbrojtjes, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të veprojnë Viktor Lindelof dhe Rafael Varane.
mesfusha do të jetë për Fred dhe Skot Maktominej, ndërsa si mesfushor më të avansuar do të jenë Antoni Marsial, Mejson Grinvud dhe Bruno Fernandesh, që do të ndihmojnë sulmuesin më të avansuar, Edinson Kavani.
FORMACIONET |
MANÇESTER JUNAJTEDI: De Ge,a Uan-Bisaka, Varane, Lindellof, Shou, Fred, Maktominej, Grinvud, Fernandesh, Marsial, Kavani; |
EVERTONI: Pikford, Godfri, Kiin, Mina, Din, Gordon, Alan, Dukure, Taunzand, Grej, Rondon; |