Cake: Struga Trim Lum ka kriju një sistem loje, nuk mposhtemi lehtë

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme do të ketë një transfertë të vështirë në Shtip përballë Bregallnicës, skuadër kjo që në disa raste ka treguar se është një vlerë e shtuar e ligës së parë, pas atyre paraqitjeve dinjitoze ndaj skuadrave favorite, si FC Shkupi dhe Shkëndija, shkruan “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo hera e parë që këto dy skuadra do të luajnë mes vete, ndërsa mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi.

Mbrojtësi i ekipit strugan, Klisman Cake në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ka thënë se Struga Trim Lum tashmë ka krijuar një sistem loje, ndërsa bazuar edhe në kualitetet që ka kjo skuadër, është e vështirë të mposhtet.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe kualitetet e ekipit të Bregallnicës, por megjithatë besoj se do i’a dalim të marrim një rezultat pozitiv”.

Ku e sheh përparësinë e ekipit?

“Jemi pak a shumë një grup që kena kriju një sistem loje që i përshtatet njëri tjetrit. E dimë mirë çfarë duam si ekip, plus dhe mund të them se kemi shumë kualitet” – është shprehur futbollisti nga Shqipëria për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja midis Bregallnicës dhe Struga Trim Lum do të luhet sot me fillim në ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Shtip. (infOSport.mk)

Leave a Reply