Atletiko Madridi ka zhytur edhe më shumë në krizë Barcelonën, duke ushtruar njëherit presion te Real Madrid, me të cilën skuadër tashmë ndanë pozitën e parë në renditje.
Skuadra e Diego Simeones triumfoi me rezultatin e pastër 2:0 në “Vanda Metropolitano”, duke gëzuar tifozët që ishin prezent në shkallët e stadiumit.
Lemar ishte ai që i ndëshkoi katalanasit sapo kaloi gjysma e pjesës së parë, me një gol pas një aksioni fantastik.
Atletiko shfrytëzoi në maksimum momentin dhe nervozizmin e Barcelonës dhe në fundin e pjesës së parë shënuan edhe golin e dytë.
Luis Suarez ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe nuk festoi, edhe pse përbrenda tij do donte shumë në shenjë hakmarrje për mënyrën se si u trajtua nga Ronald Kuman.
Në LaLiga u luajtën edhe tre takime të tjera sot, teksa tre pikëve iu gëzuan Osasuna dhe Majorka që mundën Rajo Valjekanon e Ivan Balliut, gjegjësisht Levanten e Shkodran Mustafit dhe Enis Bardhit, derisa Valencia barazoi pa gola kundër Kadizit në transfertë. (infOSport.mk)