Shpresat e Shkëndijës që njëjtë sikurse ekipi i parë i “kuqezinjëve” nga Tetova, edicionin e kaluar u shpallën kampion të Maqedonisë, sot zhvilluan takimin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Në ndeshjen e raundit të parë të besuarit e trajnerit Berat Imeri luajtën përballë gjigandëve kroat të Hajdukut, skuadër kjo që në fund regjistroi fitore 2:0.
Njeriu hero i skuadrë kroate doli të jetë Filip Çuiç, i cili realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesën.
Golin e parë, Çuiç e realizoi në minutën e 29-të, kur përfitoi një një gabim i mbrojtjes së Shkëndijës dhe asistit me kohë të njërit prej bashkëlojtarëve të tij, dhe nga afërsia shënoi për 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë i njëjti futbollistë në minutën e 56-të na rikujtoi legjendën kroate, Davor Shuker, kur me një parabolë nga jashtë zonës për herë të dytë mposhti portierin e Shkëndijës, Bexheti.
Ndeshja e dytë mes këtyre dy skukadrave në program është me datë 20 tetor dhe e njëjta do të zhvillohet në Split. (infOSport.mk”)