Pas dy fitoreve Prishtina e Ramadanit befasohet në shtëpi nga Ulpiana

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Prishtina, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi përballë Ulipanës, njofton “infOSport.mk”.

Kur mendohej se skuadra e Zekirja Ramadanit kapi ritmin me dy fitoret e njëpasnjëshme përballë Dukagjinit dhe Feronikelit, ata sot u befasuan nga skuadra modeste e Ulpianës, që avansoi e para në këtë takim me golin e shënuar nga ana e Rezit në minutat shtesë të pjesës së parë.

Prishtina barazimin e siguroi në minutën e 54-të, me anë të Leotrim Kryeziut. Edhe pse ky gol erdhi në momentin e duhur, ekipi prishtinas edhe përkundër inciativës që kishte nuk gjeti dot golin e dytë dhe të fitores, ndërsa vlen të theksohet se çerekun e fundit të takimit e luajti me një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Erando Karabecit.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e 6-të, tashmë me 9 pikë, ndërkohë Ulpiana me 6 pikë mban pozitën e 9-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply