Ronald Kuman tashmë i ka ditët e numëruara në bankinën e Barcelonës. Sipas të prditshmes spanjolle, “AS”, presidenti i katalunasve, Hoan Laporta ka thirrur një mbledhje urgjente në orën tre të mëngjesit me stafin e tij në selinë e klubit blaugrana.
Duket se paraqitjet në kampionat dhe turpërimi i fundit që pësuan ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve me rezultatin 3:0 pritet të jenë fatale për teknikun holandez i cili duket më shumë se kurrë drejt largimit nga skuadra e Barcelonës.
Sipas të njëjtit burim kandidati më i preferuar për momentin është ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pavarësisht se me bardhezinjtë nga Torino nuk pati ndonjë sukses të madh.