Zlatan Ibrahimoviç është i përfshirë në listën e Kombëtares së Suedisë për ndeshjet e muajit tetor. Janne Anderson ka përfshirë edhe sulmuesin e Milanit për ndeshjen me Kosovën në kuadër të eliminatorëve për kualifikimet e Kupës së Botës “Qatar 2022”.
Suedia në muajin tetor do të luaj dy ndeshje dhe që të dyja do t’i zhvilloj në shtëpi me saktësisht në stadiumin “Solna Arena”, ku me 9 tetor fillimisht do të luaj me Kosovën, ndërsa tre ditë me vonë ndaj Greqisë.
Ibrahimoviç është rikthyer në përfaqësuesen suedeze, pasi që nga muaji mars nuk ishte paraqitur shkak një lëndim. Por, sulmuesi në fakt me Kosovën është ndeshur në Prishtinë, ndeshje kjo e fituar nga suedezët me rezultat 3:0.