Edhe pse ka ende shumë kohë deri në merkaton e janarit, Interi si duket që tani ka siguruar përforcimin e parë.
Sipas “Corriere dello Sport”, bëhet fjalë për portierin e Ajaksit, Andre Onana i cili ka arritur marrëveshje me Interin.
Onanas i skadon kontrata me Ajaksin në fund të sezonit, mirëpo Inter do të paguaj 5 milionë euro për ta transferuar atë në janar, pas formës së dobët që ka shfaqur Handanoviç në ndeshjet e fundit.
Interi në ndeshjen e fundit nuk arriti ta mposht Atalantën, duke barazuar 2:2 në “Xhuzepe Meaca”.
Pas 6 xhirove të para kampionët në fuqi të Italisë renditen në pozitën e tretë me 14 pikë të arkëtuara.