PSZH-ja mund Sitin, shënon dhe Messi, Atl.Madridi përmbys Milanin fare në fund (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka mundur 2:0 Mançester Sitin, duke i mbajtur leksion skuadrës së Pep Guardiolas. Gueye shënoi golin e parë për “parisienët”, tek të cilët më në fund u zhbllokua edhe Lionel Messi, i cili në minutën e 74-të shënoi golin debutues me fanellën e PSZH-së, njofton “infOSport.mk”.

Milani u mund fare në fund nga Atletiko Madridi, skuadër kjo që kishte edhe epërsi numerike në fushë për plotë 60 minuta zyrtare (+10 shtesë), pas përjashtimit me të kuq të Frank Kessie në minutën e 30-të.

Ndryshe ndeshja nisi shumë mirë për Milanin, skuadër kjo që avansoi pas 20 minutave lojë me anë të Rafael Leao. Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, kur fillimisht në minutën 84-të Antuan Grizman barazoi shifrat në 1:1, derisa në minutën e 97-të Luis Suarez nga penaltia i dha fitoren Atletiko Madridit.

Ndërkohë pamë një Liverpull të frikshëm në Portugali, duke treguar shumë klas përballë Portos. 5:1 shënoi fitore skuadra e Jurgen Klop, falë treshes së sulmuesve Sallah-Mane-Firminjo. Ky i fundit bashkë me egjiptianin shënuan nga dy gola, ndërsa Mane shënoi një gol.

Befasinë  e mbrëmjes e bëri Sherif Tiraspol, skuadër kjo që mundi Real Madridin midis Santiago Bernabeu me shifrat 2:1.

Po me të njëjtin rezultat Klub Bryzh mundi në transfertë Lajpcigun, ndërsa Borusia Dortmundi falë golit të Malen shënoi fitore minimale (1:0) ndaj Sportingut të Lisbonës. (infOSport.mk)

Leave a Reply