Dorëzohet UEFA, ndal procedurat ndaj Barcelonës, Realit dhe Juventusit

UEFA ka ndalur të gjitha procedurat kundër Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit, që krijuan Superligën Evropiane dhe nuk hoqën dorë në dallim me 9 klubet e tjera që pranuan kushtet e UEFA-së.

Ata gjithashtu mund të përfitojnë, ngase një urdhër i Gjykatës Tregtare të Madridit, i kërkoi UEFA-s të anulonte dënimet që ishin negociuar nga 9 klubet e larguara (Mançester Siti, Mançester Junajted, Çelzi, Liverpull, Arsenal, Totenham, Inter, Milan dhe Atletiko Madrid) duke përfshirë gjobë të barabartë me 5 % të të ardhurave të Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Sanksionet Zero:

Ajo që vërtetohet nga lirimi është që nuk ka pasur asnjë hetim për Realin, Juven dhe Barcelonën.

Procedurat disiplinore ishin pezulluar dhe me kërkesë të Gjykatës së Madridit janë mbyllur përfundimisht.

Nëse presidenti i UEFA-së, Aleksander Çeferin do vazhdonte procedurat, do kishte rrezikuar të ndiqej penalisht për krimin e mosbindjes ndaj autoritetit gjyqësor.

Pos kësaj, UEFA do kishte rrezikuar edhe ndëshkime nga ana financiare.

Çka do të ndodh tani?

Në këtë pikë situata mbetet e komplikuar. Të tre klubet që mbesin në Superligë kanë nisur propozim dialogu për UEFA-në, që deri më tani është refuzuar dhe deklaratat e Çeferin ishin shumë agresive, sidomos ndaj Anjellit.

 A do ndryshojë Çeferin qëndrimin?

Në sfond, ndërkohë, është duke luftuar betejën me FIFA-në që të mos zhvillohet Kupa e Botës çdo dy vite.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply