Caktohet data e zhvillimit të ndeshjeve të 1/8 së finales së Kupës

Sot në ora 12:00 në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

12 skuadra nga Liga e Parë dhe 4 nga Liga e Dytë presin sot të mësojnë kundërshtarët e tyre. Në mesin e 16 skuadrave, janë: Shkëndija, FC Shkupi, Renova, Struga Trim Lum, Akademia Pandev, Rabotniçki, Makedonija GJ.P, Pelisteri, Boreci, Tikveshi, Bregallnica, Skopje, Sileksi, Vardari, Ohrid Lihnidos dhe Bellasica.

Në fazën e 1/8 së finales do të luhet vetëm një ndeshje, dhe të njëjtat janë caktuar të zhvillohen me datë 20 tetor, ndërkohë ndeshjet çerekfinale janë paraparë të zhvillohen në muajin nëntor.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e madhe do të zhvillohen vitin tjetër.

Leave a Reply