Rinovimi i kontratës me Frank Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.
Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me “Rosonerët” në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Kessie do ta vazhdoj karrierën te Liverpulli falë një shkëmbimi spektakolar në merkaton e janarit.
Kessie pëlqehet nga Klopp dhe drejtuesit e Liverpullit janë të gatshëm t’ia ofrojnë në këmbim Milanit kartonin e Alkantaras.
Alkantara do të ishte zëvendësuesi ideal i Frank Kessie, ndaj dhe “kuqezinjtë” thuhet se janë të gatshëm të pranojnë ofertën e skuadrës angleze.