Sedloski: Nuk dua të flas për penaltitë, merituam 3 pikët e fituara

FC Shkupi shënoi fitore 3:1 në derbin ndeshjen e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, duke marrë sërish kryesimin. Pas pjesës së parë pa gola, fillimi i pjesës së dytë nuk doli të jetë pozitiv për skuadrën nga Çairi, që pësoi gol vetëm pas 5 minutave të kaluara në këtë pjesë. Mirçevski realizoi nga penaltia, ndaj së cilës reaguan nga bankina e FC Shkupit me në krye trajnerin Goce Sedlloski, i cili madje u ndëshkua me të verdhë.

Megjithatë pas përfundimit të ndeshjes, i njëjti nuk deshi të komentojë penaltinë në fjalë, por edhe dy penaltitë e akorduara ka fundi i takimit për skuadrën e tij, pasi sipas tij rëndësi ka fitorja që e arritën.

“Më duhet t’i uroj lojtarët për fitoren e sotme. Kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe mendoj që i merituam tre pikët. Pas golit që e pësuam, i bëra disa zavendësime për më shumë energji në fushë dhe filluam të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Nuk dua që të flas për penalltitë, por mund të them që krijuam mundësi të shumta dhe luajtëm një lojë mjaft të mirë. Tani duhet që të fokusohemi për ndeshjen e radhës kundër Rabotniçkit, sepse është një ndeshje gjithashtu e rëndësishme dhe ju bëj thirrje tifozërisë tonë për një atmosferë sa më të mirë ndaj Rabotniçkit”, – është shprehur Goce Sedloski pas ndeshjes.

FC Shkupin edhe javën tjetër e pret një derbi, këtë herë në shtëpi përballë Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply