Pa një klub që nga largimi i tij nga Anderlecht më 2020, Samir Nasri nuk e kishte shpallur ende largimin e tij nga futbolli. Më 12 shtator, ish-mesfushori iu bashkua “Canal +” në rolin e një opionisti, për mbrëmjet europiane të kanalit televiziv me pagesë.
Ish-futbollisti i kombëtares së Francës (41 ndeshje) zyrtarizoi largimin e tij këtë të dielë në një intervistë me JDD.
34-vjeçari nga Marseja shpjegoi edhe zgjedhjen e tij për të përfunduar karrierën e tij në një moshë relativisht të re.
“Një episod më lëndoi shumë dhe ndryshoi marrëdhënien time me futbollin: pezullimi im. E kam gjetur se më shumë se të padrejtë, nuk kisha marrë asnjë produkt doping. Ishte vetëm një injeksion i vitaminave, sepse isha i sëmurë”.
Si kujtesë, Samir Nasri u pezullua për 18 muaj nga UEFA në shkurt 2018 për shkelje të rregullave anti-doping.
Ish-futbollisti i Olimpik Marsej, Arsenal, por edhe Mançester Siti, klub me të cilin fitoi dy tituj në Premierligë (2012 dhe 2014), nuk po mendonte të tërhiqej nga futbolli. Ai do të bashkohej me Vinsent Kompani te Anderleht në vitin 2019.
“Kishte një anë emocionale, por edhe idenë për të qenë lojtar dhe gjithashtu pak në staf. Ndërsa do të doja të stërvitem, i thashë vetes se do të mësoja me të,”– thotë ai.
Fatkeqësisht për të, aventura belge përfundoi dhe Samir Nasri vendosi të tërhiqej: “Nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Pastaj kampionati u ndal për shkak të Covid. Më pas, nuk doja domosdoshmërisht. Dhe nuk mund ta shihja veten të kthehesha në Francë, nëse nuk do të isha me Olimpik Marsej”.